Aksident / Makina përplas drejtuesin e biçikletës në mes të rrugës
- 8 hours ago
- 1 min read
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të enjte në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, ku një automjet është përplasur me një biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka mbetur i shtrirë në rrugë, ndërsa kalimtarë të rastit i kanë ardhur menjëherë në ndihmë deri në mbërritjen e shërbimeve emergjente.
Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurit, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“KORÇA BOOM”
















