top of page

Aksident, një automjet përfundon me rrota përpjetë pas përplasjes

  • Jun 5
  • 1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në rrugën “Gjergj Araniti” në Sarandë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar përmbysjen e njërës prej makinave në mes të rrugës.


Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë, ndërsa si pasojë njëri prej mjeteve ka përfunduar i përmbysur, duke shkaktuar panik te drejtuesit e tjerë të automjeteve që qarkullonin në zonë.


Drejtuesi i mjetit të përmbysur ka pësuar dëmtime të lehta dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat kanë siguruar zonën dhe kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Për shkak të ngjarjes, qarkullimi i automjeteve është vështirësuar për disa minuta, pasi njëri krah i rrugës është bllokuar deri në largimin e mjeteve të përfshira në aksident.

“KORÇA BOOM”


bottom of page