top of page

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në Ravonik, 55-vjeçarja përplaset nga makina, përfundon në spital!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 14 hours ago
  • 1 min read

Korçë/ Rreth orës 10:30 të paradites së sotme, në aksin rrugor “Korçë–Ersekë”, në afërsi të fshatit Ravonik, është regjistruar një aksident rrugor ku është përfshirë një këmbësore.


Sipas të dhënave paraprake, automjeti i drejtuar nga shtetasi A. D. ka përplasur shtetasen N. I., rreth 55 vjeçe, e cila po ecte në këmbë në momentin e ngjarjes.


E dëmtuara është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës, ku po merr ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e saj e plotë shëndetësore.


Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page