Aksident në aksin Pogradec–Qukës, përplasen “Benzi” dhe kamionçina
Jun 12
1 min read
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Pogradec–Qukës, pranë kryqëzimit të fshatit Golik.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” është përplasur me një kamionçinë në rrethana që ende nuk janë bërë të ditura.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar për ndihmë mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.
Ndërkohë, qarkullimi i mjeteve në këtë segment rrugor vijon normalisht.
“KORÇA BOOM”
















