Aksident në Korçë, Benz-i përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital
4 hours ago
1 min read
Një aksident rrugor është regjistruar në afërsi të terminalit të autobusëve në qytetin e Korçës, ku drejtuesi i një automjeti tip Benz ka përplasur një këmbësor.
I dëmtuari është transportuar me urgjencë në spital, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“KORÇA BOOM”
















