top of page

AKSIDENT në rrugën nacionale, furgoni përplaset me një makinë

  • 6 hours ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi.


Sipas të dhënave të para një fugon është përplasur me një automjet tjetër.


Nga përplasja raportohet se dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë, shtetasit Ylli Melani dhe Alban Melani, të cilët janë nisur me urgjencë drejt Tiranës.


Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar lëvizjen e automjeteve në këtë segment rrugor.

“KORÇA BOOM”


bottom of page