top of page

Aksident, shoferi përplas me makinë 38-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 13 hours ago
  • 1 min read

Një aksident është regjistruar në rrugën “Kastriotët”, ku një automjet, me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. B., 38 vjeç.


Pas aksidentit, automjeti është larguar nga vendngjarja. Shtetasi A. B., 38 vjeç, është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të aksidentit, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”


bottom of page