Aksident tragjik në vendin e punës, punëtori përfundon në gjendje tepër të rëndë
- 2 hours ago
- 1 min read
Një aksident i rëndë në punë është regjistruar pasditen e sotme në Teqenë e Koshtanit, në Bashkinë e Memaliajt, ku një punëtor ka mbetur i plagosur rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, 45-vjeçari Edison Pata është rrëzuar nga një lartësi prej rreth 13 metrash, teksa po kryente punime ndërtimi në ambientet e objektit të kultit.
Dyshohet se ai ka humbur ekuilibrin mbi skelën ku ishte duke punuar dhe është përplasur me forcë në tokë, duke pësuar dëmtime të shumta dhe të rënda në trup.
Menjëherë pas ngjarjes, kolegët e tij kanë dhënë alarmin dhe i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës. Burime mjekësore bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore mbetet tepër kritike dhe ai ndodhet nën kujdes intensiv.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur verifikimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit. Hetimet po fokusohen gjithashtu në respektimin e rregullave të sigurisë në punë gjatë kryerjes së punimeve.
“KORÇA BOOM”
















