Momente paniku në rrugën Pogradec–Lin, aksident i rëndë me tre mjete të përfshira
Një aksident rrugor është regjistruar disa minuta më parë në aksin Pogradec–Lin, ku janë përfshirë tre automjete.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja mes mjeteve ka shkaktuar lëndimin e një personi, i cili ka marrë dëmtime të lehta. Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit bashkiak të Pogradecit, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Paraprakisht, dyshohet se ngjarja mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar ose mosrespektim i distancës së sigurisë mes automjeteve, por shkaqet e sakta pritet të përcaktohen nga hetimet.
Trafiku në zonë është ngadalësuar përkohësisht, ndërsa autoritetet po punojnë për normalizimin e qarkullimit.
“KORÇA BOOM”
















