top of page

Danjel Dede, djaloshi korçar me medalje të arta në Taekwondo

  • 4 days ago
  • 1 min read

Sot po sjellim në vëmendje një nga djaloshët e talentuar korçarë siç është Danjel Dede, që edhe pse 16-vjeç numëron suksese të shumta në Artet Marciale dhe më konkretisht në Taekwondo.


Prej 7 vitesh djaloshi Dede merret me sportin e Taekwondo dhe ka marrë pjesë në kompeticione të shumta në Shqipëri dhe në turnetë jashtë vendit.


Në Shqipëri, Danjeli numëron 5 medalje të arta dhe dy Kupa, duke qenë absolut, ndërkohë që në turnetë ndërkombëtarë në Itali dhe Maqedoninë e Veriut ku edhe atje ka arritur të renditet në vendet e nderit.


Këto suksese vijnë falë punës së tij të madhe dhe të përkushtuar, ndërkohë që mbështetja maksimale ka qenë familja, pasi këtë sport kaq të vështirë e ka nisur kur ka qenë shumë i vogël, vetëm 9 vjeç.


Djem të tillë si Danjel Dede po nderojnë qytetin e Korçës dhe meritojnë shumë respekt dhe falenderim nga të gjithë.


Suksese Danjel!

“KORÇA BOOM”


bottom of page