top of page

AKSIDENTI në punë i merr jetën 49-vjeçarit shqiptar në Greqi! Ja detajet

Oct 9
1 min read

Një aksident i rëndë në kantierin e punës I ka kushtuar shtrenjtë një emigrant shqiptar.


Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në zonën e Kato Kamilës në Serres të Greqisë, ku punëtori 49-vjeçar humbi jetën pasi ra nga skela e ngritur në punimet që po zhvilloheshin në zonë.


49-vjeçari nuk arriti t’i shpëtojë plagëve të marra teksa ka ndërruar jetë në Spitalin e Serresit.


Sipas informacioneve, ngjarja ndodhi, në rrethana ende të paqarta, rreth orës 11:30 të mëngjesit.


Lidhur me shkaqet e kësaj ngjarjeje raportohet se tashmë ka nisur një hetim për të parë kushtet e punës në kantierin ku punonte shqiptari.

“KORÇA BOOM”


bottom of page