Aksidenti tragjik, ja kush janë personat e përfshirë në përplasjen fatale
- 5 hours ago
- 1 min read
Aksidenti tragjik i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë i ka marrë jetën 55-vjeçarit Dashamir Beca.
Ngjarja ndodhi rreth orës 06:30, ndërsa sipas njoftimit zyrtar të Policisë, një automjet tip “Benz” është përplasur me një “Audi”. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i “Audi”-t, 55-vjeçari Dashamir Beca, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Në aksident janë plagosur edhe katër persona, tre prej tyre familjarë të viktimës, si dhe drejtuesi i automjetit “Benz”. Policia bën me dije se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i “Benz”-it është identifikuar si 40-vjeçari Gesti Muskaj, i cili ka pësuar dëmtime trupore, por fatmirësisht nuk paraqet rrezik për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit të rëndë.
“KORÇA BOOM”
















