top of page

LAJMI I FUNDIT/ Përplasen dy automjete në aksin Pogradec-Korçë, dy persona përfundojnë në spital

  • 4 hours ago
  • 1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Pogradec-Korçë, në segmentin e Qafë Plloçës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.


Sipas informacioneve paraprake, të dyja automjetet po lëviznin në sense të kundërta, ndërsa dyshohet se humbja e kontrollit nga njëri prej drejtuesve ka bërë që mjeti të përplaset me automjetin që po vinte përballë.


Si pasojë e aksidentit, dy shtetase kanë mbetur të dëmtuara. Ato janë transportuar në spitalin e Pogradecit, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për të përcaktuar dinamikën e aksidentit.


Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në përplasjen e dy automjeteve në Qafë Plloçë./ Lajmi i fundit

“KORÇA BOOM”


bottom of page