Aksion i bujshëm i SPAK! Bllokohen vila, llogari bankare dhe jaht luksoz
- 6 hours ago
- 1 min read
SPAK ka sekuestruar pasuri të shumta në kuadër të një hetimi për burime të dyshuara financiare, që i përkasin shtetasve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.
Sipas të dhënave, Agasit i janë sekuestruar 29 pasuri, përfshirë apartamente, vila, toka në Tiranë dhe Durrës, llogari bankare, si edhe një kompani. Ndërkohë, Beqirit i janë sekuestruar 10 pasuri, mes tyre një jaht, automjete dhe llogari bankare.
Në të njëjtin aksion janë vendosur nën sekuestro edhe prona të ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, si dhe të Gëzim Hoxhës.
Gjithashtu, në llogaritë bankare të katër personave janë gjetur rreth 5 milionë euro.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht burimin e këtyre pasurive dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të personave të përfshirë.
“KORÇA BOOM”
















