Aksionet e Oracle fluturojnë 41% në një ditë. Ellison rrëmben fronin e miliarderëve dhe shkakton rritje historike të pasurisë
- Korca Boom
- Sep 10
- 1 min read
CEO i Oracle, Larry Ellison, ka arritur për herë të parë titullin e personit më të pasur në botë, duke kaluar Elon Musk, kreun e Tesla-s. Sipas indeksit të miliarderëve të Bloomberg, pasuria neto e Ellison u rrit me 101 miliardë dollarë vetëm në një ditë, duke arritur në vlerën marramendëse prej 393 miliardë dollarësh në total.
Kjo rritje e pasurisë së Ellison është nxitur nga lulëzimi i aksioneve të Oracle, të cilat u rritën deri në 41% gjatë ditës së mërkurë, duke arritur rekorde intraday. Në të njëjtën kohë, Elon Musk renditet tani i dyti me një pasuri prej 385 miliardë dollarësh, sipas të dhënave të Bloomberg.
“KORÇA BOOM”



















