Alarm e blindim para ministrisë së Arsimit, studentët ngrihen në protesta, policia rrethon zonën me kordonë sigurie
41 minutes ago
1 min read
Pak para nisjes së protestës së studentëve dhe të rinjve, policia është mobilizuar dhe ka marrë masa përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Protesta është thirrur të nisë në orën 14:00, teksa forca të shumta të policisë ndodhen në terren, duke rrethuar institucionin e arsimit.
Momentalisht qarkullimi në këtë zonë nuk është bllokuar ende teksa policia ndodhet në gadishmëri për mbarëvajtjen e tubimit dhe sigurisë së qytetarëve.
Organizatorët u kanë bërë thirrje studentëve nga të gjitha qytetet e vendit dhe qytetarëve të tjerë që t’i bashkohen tubimit për të ngritur zërin kundër problematikave që prekin të rinjtë./ LAJMI FUNDIT
“KORÇA BOOM”
















