Alarm, gjendet pa jetë punonjësi i Policisë Rrugore
- 6 days ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Sipas informacioneve paraprake, një punonjës i Policisë Rrugore në Tiranë dyshohet se i ka dhënë fund jetës në zonën e Freskut.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet që mund ta kenë çuar efektivin drejt këtij akti tragjik, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha detajet e ngjarjes.
Autoritetet pritet të japin më shumë informacion në vijim, ndërsa lajmi ka shkaktuar tronditje mes kolegëve dhe qytetarëve.
“KORÇA BOOM”
















