top of page

Alarm nga Policia: Faqe false që imitojnë institucionin dhe kërkojnë para

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik ka dalë me një apel për qytetarët, duke i paralajmëruar për qarkullimin e mesazheve mashtruese (SMS) dhe lidhjeve të rreme (linke), të cilat imitojnë faqen zyrtare të Policisë së Shtetit dhe synojnë përfitime financiare nëpërmjet kërkesave për pagesa të rreme të gjobave të automjeteve.


Sipas Policisë, lidhjet e dërguara i drejtojnë qytetarët drejt një faqeje të rreme, e cila në pamje të parë paraqitet si faqe zyrtare, duke përdorur stemën institucionale, imazhe të ndërtesës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe elemente grafike që imitojnë shërbimet emergjente.


Në hapin e parë, qytetarëve u kërkohet të konfirmojnë identitetin duke vendosur numrin e telefonit celular. Më pas, kërkohet numri i targës së automjetit dhe në fazën përfundimtare, plotësimi i të dhënave bankare, me pretendimin për kryerjen e pagesës së një gjobe.


Policia e Shtetit sqaron se kjo nuk është faqe zyrtare, pasi përdor një adresë interneti të rreme (domain: aspalgov.cyou), e cila nuk i përket asnjë institucioni shtetëror.

"KORCA BOOM"


bottom of page