Korça ka një Prefekt të ri: Jole largohet, ja kush merr stafetën
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Ndryshim në drejtimin e Prefekturës së Korçës: Florinda Zegullaj merr postin pas 4 vitesh të Jole
Për afro 4 vite, Jole ka drejtuar një prej institucioneve më të rëndësishme lokale në qarkun e Korçës, duke qenë aktiv në trajtimin e emergjencave civile, politikave rajonale dhe paketës së përbashkët turistike për juglindjen.
Pas këtij mandati, drejtimi i prefekturës i kalon Florinda Zegullaj, një emër i ri për politikën lokale, por me përvojë të rëndësishme në Universitetin e Korçës, ku ka shërbyer si përgjegjëse e sektorit të prokurimeve dhe investimeve. Zegullaj është gjithashtu aktive në nisma për fëmijët me autizëm dhe ka përfunduar masterin në Poloni me vlerësime të larta, si doktore shkencash.
Ky ndryshim sjell një frymë të re në drejtimin e prefekturës, duke u fokusuar tek përvoja profesionale dhe angazhimet sociale të drejtoreshës së re.
"KORCA BOOM"



















