top of page

Nertil Jole pas largimit si Prefekt: Shpreh mirënjohjen time për bashkëpunëtorët, institucionet dhe qytetarët!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Në përfundim të detyrës sime si Prefekt i Qarkut Korçë, dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë bashkëpunëtorët, institucionet dhe qytetarët, me të cilët pata mundësinë të punoj gjatë këtyre viteve, që nga 13 prilli i vitit 2022.


Gjatë ushtrimit të detyrës, që m'u besua nga Kryeministri, z. Edi Rama, të cilin e falënderoj shumë për besimin dhe mbështetjen e dhënë, kam qenë i vetëdijshëm për përgjegjësinë e lartë institucionale që ajo mbart dhe për domosdoshmërinë e një angazhimi të ndershëm dhe korrekt në shërbim të interesit publik.


Kjo periudhë ka qenë për mua jo vetëm një përgjegjësi e rëndësishme institucionale, por edhe një përvojë e rrallë njerëzore, e mbushur me takime, bashkëbisedime dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë me njerëzit e punës dhe komunitetet e këtij qarku.


Detyra publike është një mision që kërkon përkushtim, korrektësi dhe respekt të plotë për ligjin. Kam besuar dhe kam vepruar çdo ditë mbi këto parime, duke u përpjekur të jem pranë qytetarëve, të dëgjoj shqetësimet e tyre dhe të kontribuoj, sa herë ka qenë e mundur, në zgjidhjen e problematikave në interes të përbashkët. Lidhja me qytetarët, komunikimi i hapur dhe respekti reciprok kanë qenë thelbësore në punën time.


Largohem nga kjo detyrë me bindjen se kam dhënë maksimumin tim në shërbim të interesit publik dhe se kjo eksperiencë do të mbetet një kapitull i çmuar në rrugëtimin tim profesional dhe njerëzor.


Çdo angazhim institucional sjell sfida, por edhe mësime të vlefshme.


Falënderoj të gjithë ata që kontribuuan me bashkëpunim, përkushtim e mirëkuptim dhe i uroj suksese pasardhëses Florinda Zegullaj në vijimin e kësaj detyre të rëndësishme.


Me respekt,

Nertil Jole

“KORÇA BOOM”


bottom of page