Alarm në Korçë, dyshime për shpërdorim detyre në menaxhimin e ushqimit të pacientëve
- 2 hours ago
- 1 min read
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë ka regjistruar kryesisht një procedim penal për veprën “shpërdorim i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Hetimi ka nisur pas publikimit të disa informacioneve në median online dhe në emisionin investigativ “Piranjat”, ku janë ngritur shqetësime për mënyrën e menaxhimit dhe organizimit të shërbimit të ushqimit për pacientët në Spitalin Rajonal të Korçës.
Procedimi penal është regjistruar pas materialit investigativ të publikuar më 11 mars 2026, ku janë referuar edhe gjetje nga një raport auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, sipas të cilit janë evidentuar problematika në këtë shërbim.
Në kuadër të hetimeve, prokuroria ka urdhëruar kryerjen e një sërë veprimesh hetimore nga oficerët e policisë gjyqësore për të verifikuar rrethanat e paraqitura, për të administruar dokumentacionin përkatës dhe për të identifikuar çdo person që mund të ketë përgjegjësi ligjore.
Sipas prokurorisë, hetimi synon të sqarojë plotësisht situatën dhe të garantojë respektimin e detyrimeve ligjore nga institucionet publike për mbrojtjen e shëndetit të pacientëve.
"KORCA BOOM"
















