top of page

ALARM në Korçë! Hidrocentrali i Marjanit në pikë kritike, rrezikohet të çahet diga

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 8 minutes ago
  • 1 min read

Reshjet e dendura të shiut kanë shtuar prurjet në rezervuarin e Çemerricës në Njësinë Lekas të Bashkisë Korçë.


Sipas banorëve, niveli i ujit në basenin e Hidrocentralit të Marjanit ka arritur në pikë kritike, ndërsa rrezikohet të çahet diga. Autoritetet vendore kanë udhëzuar banorët e fshatrave Lekas, Xerje, Denas, Marjan, Gurrëmujas dhe Fshati i Ri të lajmërojnë për çdo situatë rreziku.


Siç shihet përmes këtyre pamjeve të siguruara përgjatë ditës, deri në këto orë të mbrëmjes, po punohet për pastrimin e rrjedhës së lumit dhe rezervuarit./ Oranews

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page