top of page

ALARM në lagjen 18 në Korçë/ Policia rrethon automjetin, dyshime për lëndë shpërthyese

  • 4 hours ago
  • 1 min read

Momente tensioni janë regjistruar në lagjen 18 të Korçë, ku forca të shumta policie kanë rrethuar një automjet pas dyshimeve për praninë e sendeve të paligjshme, që paraprakisht dyshohet se mund të jenë lëndë shpërthyese.


Zona është izoluar menjëherë nga efektivët, ndërsa në vendngjarje ndodhen struktura të shumta policore dhe ekspertë të specializuar, të cilët pritet të kryejnë kontrollin e automjetit për të verifikuar çfarë ndodhet brenda tij.


Prania e madhe e policisë ka shkaktuar shqetësim te banorët e zonës, ndërsa autoritetet deri tani nuk kanë dhënë një reagim zyrtar mbi natyrën e objektit të dyshuar.


Hetimet dhe verifikimet vijojnë, ndërsa priten më shumë detaje në orët në vijim.


"KORÇA BOOM"


bottom of page