Alarm në Urgjencë, personi tenton të largohet duke u hedhur nga lartësia
- Jun 1
- 1 min read
Një incident i pazakontë është regjistruar në ambientet e Urgjencës së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku një person i shoqëruar nga policia ka tentuar të arratiset gjatë kohës që ndodhej për kontroll mjekësor.
Sipas informacioneve paraprake, ai është hedhur nga kati i dytë i godinës në përpjekje për t’u larguar nga ambientet e spitalit. Megjithatë, tentativa nuk ka zgjatur shumë, pasi efektivët e policisë që ndodheshin në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë, duke e neutralizuar dhe rikthyer nën kontroll.
Pas incidentit, personi është marrë sërish në ruajtje nga autoritetet, ndërsa po verifikohet gjendja e tij shëndetësore pas hedhjes nga lartësia.
Ndërkohë, policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe motivet që e shtynë të ndërmerrte tentativën e arratisjes. Pritet që në vijim të ketë një reagim zyrtar nga autoritetet.
“KORÇA BOOM”
















