top of page

ALARMI në Korçë/ Ja çfarë zbuloi policia në vendngjarje

  • 2 hours ago
  • 2 min read

Momente tensioni janë regjistruar këtë të premte në lagjen nr. 18 të Korçë, pasi një automjet u rrethua nga forca të shumta policie pas dyshimeve për praninë e një lënde shpërthyese.


Sipas informacioneve paraprake, pronari i mjetit tip “Audi”, Gëzim Pasho, kishte njoftuar policinë pasi dyshonte se në automjet ishte vendosur një objekt i dyshimtë. Menjëherë në vendngjarje mbërritën efektivët e policisë dhe specialistët përkatës, duke izoluar zonën dhe kryer kontrolle të detajuara në automjet.


Pas verifikimeve, autoritetet konstatuan se në mjet nuk kishte lëndë eksplozive, por zbuluan një pajisje GPS të vendosur në automjet, e cila dyshohet se përdorej për gjurmimin në kohë reale të lëvizjeve dhe vendndodhjes së makinës.


Pronari i automjetit, Gëzim Pasho, raportohet se është inspektor i Drejtorisë Pyjore në Korçë dhe më herët ka ushtruar edhe aktivitete private biznesi në qytet.


Deri tani mbetet e paqartë se kush e ka vendosur pajisjen dhe cili ka qenë qëllimi i monitorimit të lëvizjeve të tij, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Korçë/Informacion paraprak


Rreth orës 09.00 të datës 17.05.2026, në lagjen nr. 18, Korçë, në rrugën “Petraq Shomo”, në gomën e pasme të automjetit në pronësi të shtetasit G. P., është konstatuar një pako, e cila dyshohej se mund të kishte lëndë eksplozive.


Policia rrethoi zonën për të mbajtur larg perimetrit të rrezikut banorët përreth.


Në vendngjarje shkuan Forcat Xheniere për të vlerësuar situatën dhe për të kryer procedurat e nevojshme.


Nga kontrolli i kryer nga këto shërbime, rezultoi se objekti i vendosur në automjet ishte një aparat GPS dhe jo lëndë plasëse.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personit që ka vendosur aparatin GPS.

"KORÇA BOOM"


bottom of page