AMNISTIA PENALE/ Lirohen 60 të burgosur në DRENOVË dhe 12 gra në Pojskë
top of page

AMNISTIA PENALE/ Lirohen 60 të burgosur në DRENOVË dhe 12 gra në Pojskë

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Rreth 60 të burgosur që vuajnë dënimin në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Drenovë pritet të fitojnë lirinë si pasojë e zbatimit të ligjit për dhënien e amnistisë, i cili do të nisë të zbatohet më 15 korrik.


Sipas këtij ligji, përfituesit do të kenë ulje të masës së dënimit me 1 vit për burrat dhe me 1.5 vite për gratë. Për një pjesë të të dënuarve, kjo ulje do të sjellë lirimin e menjëhershëm, ndërsa të tjerëve do t’u reduktohet koha e mbetur e vuajtjes së dënimit.


Në burgun e grave në Pojskë do të lirohen nga amnistia 12 gra dhe 11 të tjera do të marrin ulje dënim 1,6 vite.


Burime pranë burgut të Drenovës bëjnë me dije se janë kryer verifikimet përkatëse për personat që plotësojnë kushtet ligjore për të përfituar nga amnistia.


Nga përfitimi i amnistisë përjashtohen personat e proceduar ose të dënuar për çështje që lidhen me SPAK, si edhe të dënuarit për vepra penale me rrezikshmëri të lartë, të cilët nuk përfshihen në këtë masë lehtësuese../ Vizion Plus

“KORÇA BOOM”


bottom of page