top of page

Analizat në QSUT pas datës 20? Ministria garanton trajtim për rastet urgjente

  • Mar 26
  • 1 min read

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar pas deklaratës së ministres Evis Sala lidhur me kufizimin e analizave laboratorike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pas datës 20 të çdo muaji, për shkak të mungesës së fondeve.


Në njoftimin për qytetarët, ministria sqaron se aktualisht nuk ka ndërprerje të kryerjes së ekzaminimeve laboratorike në spitalet rajonale dhe ato universitare në vend. Shërbimi vijon normalisht, veçanërisht për rastet urgjente, të cilat trajtohen në çdo kohë.


Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se strukturat janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës, duke analizuar fluksin e pacientëve dhe profilin e sëmundshmërisë, me qëllim garantimin e një shërbimi cilësor dhe të integruar për çdo pacient.


Ministria thekson se institucionet përgjegjëse mbeten të angazhuara për të siguruar vijimësinë e shërbimeve laboratorike dhe reagimin në kohë ndaj çdo nevoje të qytetarëve.


Deklarata e ministres Sala kishte theksuar se, për shkak të arritjes së tavanit buxhetor në kuadër të kontratës me koncesionarin, analizat për pacientët e shtruar mund të kufizohen pas datës 20 të çdo muaji. Shërbimi laboratorik ofrohet përmes një partneriteti publik-privat dhe funksionon mbi bazën e një kufiri financiar mujor, ku analizat vijojnë kryesisht për rastet emergjente pas arritjes së këtij limiti. Ministria ka nisur vlerësimin e situatës për të gjetur një zgjidhje brenda vitit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page