top of page

Antikontrabanda bllokon mbi 3100 pajisje elektronike të falsifikuara

  • 24 hours ago
  • 1 min read

Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore Tiranë dhe Drejtorinë e Markave dhe Patentave, kanë bllokuar mbi 3130 pajisje elektronike të llojeve dhe markave të ndryshme, mbi dyshimin e falsifikimit/tregtimit pa autorizimet përkatëse.


“Organet doganore po vazhdojnë me kryerjen e të gjithë procedurave ligjore për verifikimin dhe hetimin e rastit, në vazhdimësi të angazhimit kundër hyrjes dhe tregtimit në vendin tonë të produkteve të falsifikuara.


Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është në angazhim të plotë, me të gjitha strukturat e saj, për të bllokuar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit”, thuhet në një njoftim të Doganave./ Euronews

“KORÇA BOOM”


bottom of page