Anëtar i organizatës kriminale, arrestohet 34-vjeçari
- 7 hours ago
- 1 min read
Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar në Shkodër. Sipas një njoftimi zyrtar bëhet fjalë për shtetasin Syrgen Haxhija, 34 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, ndaj të cilit Gjykata e Milanos ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
“Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në vijim të punës gjurmuese për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 83”.
Në kuadër të operacionit, në qytetin e Shkodrës, u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe arrestimi i shtetasit S. H., 34 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, për ekzekutimin e urdhrit për zbatimin e masës së sigurisë personale “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Milanos, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
“KORÇA BOOM”
















