top of page

Apeli i Posaçëm përmbys vendimin për Oltion Bistrin, ja sa vite burg do të vuajë!

2 minutes ago
1 min read

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë për ish-shefin e operacionales, Oltion Bistrin, duke e dënuar përfundimisht me 11 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar zbret në 7 vite e 4 muaj.


Trupa gjykuese, me relator Dhimitër Lara dhe anëtarë Daniela Shirka e Engert Pëllumbi, vendosi ta shpallë Bistrin fajtor edhe për veprat penale të pastrimit të parave dhe korrupsionit pasiv.


Në vendimin e mëparshëm, Gjykata e Shkallës së Parë kishte rrëzuar këto akuza, duke e dënuar Bistrin me 3 vite burg, dënim i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar ishte reduktuar në 2 vite.


Përveç rritjes së dënimit me burg, Apeli i Posaçëm ka vendosur edhe konfiskimin e pasurive me vlerë rreth 1 milion euro, ku përfshihen tre apartamente dhe dy biznese. Këto pasuri, me vendimin e Shkallës së Parë, i ishin kthyer më herët Bistrit.

“KORÇA BOOM”


 
 
bottom of page