SKËNDERBEU/ Ja kur luhen ndeshjet e Kupës, përballja ndaj Apolonisë. Pogradeci pret Kukësin. Mësoni datën dhe orarin e ndeshjeve
Përpara se të startojë superliga e cila është parashikuar të nisë më 22 nëntor, pritet që 16 skuadra të luajnë ndeshjet e Kupës së Shqiprisë të vlefshme për turin e 1/16.
Ndeshjet e këtij turi do të luhen më 18 nëntor, pra të mërkurën e ardhshme, ndërkohë që përballjet janë me një takim dhe skuadrat që renditen më lart janë të favorizuara, pasi luajnë në shtëpi.
Midis 8 çifteve, vlen të theksohet edhe Skënderbeu-Apolonia, takim që do të luhet më 18 nëntor dhe do të startojë në orën 13:30. Kjo ndeshje pritet të luhet në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” dhe bardhekuqtë pavarësisht se pritet të luajnë më rezervat, nuk do ta diskutojnë kualifikimin.
Po ashtu vlen të theksohet edhe ndeshja tjetër Pogradeci-Kukësi takim që pritet të dhurojë emocione.
Më poshtë sjellim të gjitha duelet, ndërkohë që pas këtij turi do të futen edhe skuadrat e tjera të superligës dhe ndeshjet e turit të 1/8 do të luhen më 9 janar të vitit të ardhshëm:
Kupa e Shqipërisë: Turi 1/16 (18 nëntor 2026)
(ORA 13:00)
Besa-Korabi
Bylis-Besëlidhja
Flamurtari-Butrinti
Iliria-Luftëtari
Kastrioti-Eagle
Laçi-Shiroka
Pogradeci-Kukësi
Skënderbeu-Apolonia
“KORÇA BOOM”
















