top of page

E papritur te Pogradeci, Emiljano Çela merr vendimin dhe largohet nga pankina!

1 hour ago
1 min read

Një zhvillim i papritur është regjistruar te KF Pogradeci. Trajneri Emiljano Çela ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës liqenore, vendim i cili është pranuar nga drejtuesit e klubit.


Largimi i teknikut vjen në një moment kur Pogradeci nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë në këtë sezon të Kategorisë së Parë. Pas 10 javësh kampionat, skuadra renditet në vendin e pestë me 17 pikë të grumbulluara.


Pavarësisht fitores së fundit ndaj Besëlidhjes, Çela ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me klubin pogradecar.


Në njoftimin zyrtar, KF Pogradeci ka falënderuar trajnerin për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë kohës që drejtoi ekipin, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit kanë nisur punën për gjetjen e një trajneri të ri, i cili do të marrë përsipër drejtimin e skuadrës në vazhdim të sezonit. Deri në emërimin e tij, stërvitjet do të vijojnë normalisht.


“KORÇA BOOM”


bottom of page