Nuk vonohen liqenorët, Pogradeci gjen menjëherë trajnerin e ri! Ja kush merr drejtimin e skuadrës
KF Pogradeci nuk ka humbur kohë pas largimit të Emiljano Çelës nga drejtimi i skuadrës. Liqenorët kanë lëvizur menjëherë për të gjetur pasuesin e tij dhe duket se kanë gjetur emrin që do të marrë përsipër drejtimin e ekipit në vazhdim të sezonit.
Nga sa mësohet, Dritan Mehmeti do të jetë trajneri i ri i Pogradecit. Një emër i njohur në futbollin shqiptar, i cili pritet të marrë drejtimin e skuadrës me një objektiv të qartë: luftën për ngjitjen në Superiore.
Pas ndryshimit në pankinë, te Pogradeci duket se nuk ka kohë për të humbur. Drejtuesit dhe skuadra synojnë të vijojnë garën për objektivin madhor të sezonit, ndërsa ardhja e Mehmetit pritet të sjellë një kapitull të ri për ekipin liqenor.
Tashmë mbetet për t'u parë se si do të nisë aventura e teknikut të ri dhe nëse Pogradeci do të arrijë të realizojë ëndrrën e rikthimit në elitën e futbollit shqiptar.
“KORÇA BOOM”
















