Ardit Nikaj i thotë lamtumirë Skënderbeut, firmos për Elbasanin!
- 8 hours ago
- 1 min read
Ardit Nikaj është transferuar tek Elbasani. Verdheblutë e prezantuan sot sulmuesin 24-vjeçar.
Nikaj bëhet sulmuesi i dytë shkodran, që firmos pas Rubin Hebajt. 24-vjeçari bashkohet pas eksperiencës me Uisla Krakov në ligën e dytë polake.
Nikaj ishte i huazuar nga Skënderbeu. Pas përfundimit të bashkëpunimit me polakët, është preferuar trasnferimi tek Elbasani.
Verdheblutë po përgatiten për Europën. Aty ku do të luajnë në turin e parë të Ligës së Konferencës.
“KORÇA BOOM”

















