Armand Duka: Urime Vllaznisë për kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Conference League!
- Jul 17, 2025
- 1 min read
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, uron Vllazninë për suksesin e sotëm, duke bërë këtë postim në faqen e tij zyrtare:
"Urime Vllaznisë për kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Conference League!
Një fitore e bukur në transfertë ndaj Daugavpils, që u kurorëzua me kualifikim dhe i jep edhe më shumë kuptim përpjekjeve të skuadrës dhe stafit teknik.
Shpresojmë që ky rrugëtim të vazhdojë sa më gjatë, si përfaqësim dinjitoz i futbollit shqiptar në Europë.
Do të kishim dashur të festonim edhe me Partizanin, por futbolli i tillë është. Rruga vazhdon dhe ne jemi gjithmonë pranë klubeve tona!"
“KORÇA BOOM”
















