Arresti i mundshëm i Ballukut, SPAK dërgon kërkesën në Kuvend
- Dec 16, 2025
- 1 min read
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Kodin e Procedurës Penale dhe Rregulloren e Kuvendit, ka paraqitur kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/ heqjen e lirisë së zv/kryeministres dhe deputetes Belinda Balluku, lindur dhe banuese në Tiranë.
Sipas SPAK, Balluku është marrë në cilësinë e të pandehurit në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, ku akuzohet për veprën penale:
“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje me procedurën e prokurimit për “Ndërtimin e tunelit të Llogarasë”.
Po ashtu, Balluku është nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale në shtatë procedura të tjera prokurimi, që përfshijnë projekte të ndryshme rrugore dhe infrastrukturore në kryeqytet, si:
Sheshi Shqiponja – Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT
Segmenti rrugor Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri, Loti 2
Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri – Shkozë, Urat mbi lumin Tirana
Unaza e Jashtme Tiranë, Loti 4, 5, 6 dhe 7
Kërkesa e SPAK ka për qëllim marrjen e autorizimit nga Kuvendi për procedimin ligjor të mëtejshëm ndaj zv/kryeministres.
"KORCA BOOM"
















