Dhimbje: 85-vjeçarja gjendet e pajetë në liqen, dyshohet v*tëmbytje
- 2 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Kalldrun, ku një 85-vjeçare është gjetur e pajetë në një liqen, duke tronditur banorët e zonës.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 10:30 është konstatuar trupi i pajetë i shtetases me iniciale Gj. K., e cila ishte shpallur e humbur nga familjarët e saj një ditë më parë.
Ka qenë vajza e të moshuarës ajo që ka bërë kallëzimin në polici, duke deklaruar se nëna e saj ishte larguar nga banesa gjatë paradites së një dite më parë dhe nuk ishte kthyer më. Mësohet se 85-vjeçarja vuante nga skleroza, çka mund të ketë ndikuar në orientimin dhe lëvizjet e saj.
Pas kërkimeve, trupi i saj u gjet në liqenin e fshatit, ndërsa dyshimet paraprake janë se ajo mund të jetë vetëmbytur. Megjithatë, autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar me saktësi rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për të konfirmuar shkakun e vdekjes.
“KORÇA BOOM”
















