Detaje nga ngjarja në Korçë/ U gjet i vd*kur me plagë në trup, i moshuari ishte i divorcuar
- 2 hours ago
- 1 min read
Detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Bulgarec të Korçës.
Viktima Gëzim Vija, 78-vjeç, mësohet se ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm në banesë prej 25 vitesh.
I moshuari ishte baba i 4 fëmijëve, ku dy prej tyre jetojnë në Korçë ndërsa dy të tjerë jashtë shtetit.
Në komisariat po çohen të gjithë familjarët për të deklaruar pasi nuk ka ende një motiv për ngjarjen.
Gjithashtu po pyeten banorët dhe persona me interes për hetimin. I moshuari nga këqyrja paraprake rezultoi se kishte plagë në trup, pasi ishte goditur me sende të forta.
Dyshohet edhe për ngjarje kriminale, përveç një aksidenti fatkeq në banesë.
Ekspertët do të dalin me përfundim zyrtar pas ekzaminimeve mjeko-ligjore në morg, teksa po hetohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve.
“KORÇA BOOM”
















