Sigurimet shoqërore për kujdestarët e fëmijëve me aftësi ndryshe do paguhen nga qeveria
- 4 hours ago
- 1 min read
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të mërkurë në një takim me Asamblenë e PS-së, në njësinë numër 4 në Tiranë.
Ndër të tjera, gjatë fjalës së tij, Rama premtoi dyfishimin e shpërblimit për prindërit ose kujdestarët e fëmijëve me aftësi të veçanta.
Sipas kryeministrit, shteti do u paguajë sigurimet shoqërore kujdestarëve të fëmijëve me aftësi ndryshe.
“Qeveria do të ndihmojë njerëzit, që janë me aftësi ndryshe. Shteti do paguajë sigurimet shoqërore për kujdestarët e fëmijëve me aftësi ndryshe. Do dyfishojmë shpërblimet për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta. Po ngremë një ekonomi që po rrit mundësitë.
Rritja vazhdon që të jetë e qëndrueshme. Shpresojmë që rritja ekonomike mos të goditet nga ajo që ndodh në arenën ndërkombëtare”, u shpreh kreu i qeverisë.
“KORÇA BOOM”
















