Arrestohet 20-vjeçari që kërcënonte qytetarët me publikim fotosh
- Korca Boom
- 10 hours ago
- 1 min read
Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar, i dyshuar se mashtronte qytetarë duke u kërkuar shuma nga 500 deri në 1000 euro për të mos publikuar në rrjetet sociale fotot e tyre personale.
Operacioni policor, i koduar “Online Threat”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale.
Deri tani janë dokumentuar dy raste të mashtrimit, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të dëmtuar.
"KORCA BOOM"



















