Arrestohet bashkëshortja e mjekut të plagosur, dyshohet për përfshirje në tentativë vrasjeje
- Korca Boom
- Oct 8, 2025
- 1 min read
Policia e Kumanovës ka arrestuar bashkëshorten e mjekut Zekirija Shahini, i cili disa ditë më parë u plagos në një sulm të armatosur në qendër të qytetit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, gruaja 43-vjeçare nga Tetova dyshohet për përfshirje në tentativën për vrasjen e bashkëshortit të saj.
Ajo është ndaluar nga njësiti policor i Kumanovës, ndërsa gjashtë persona të tjerë janë marrë në pyetje në lidhje me rastin. Me urdhër të gjykatës është kryer edhe një bastisje në banesën e një 50-vjeçari nga Kumanova, i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.
MPB njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj gruas së arrestuar do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale të tentativës për vrasje.
Ndërkohë, autoritetet janë në kërkim të një 36-vjeçari nga Gostivari, i cili dyshohet të jetë personi që qëlloi me armë ndaj mjekut Shahini më 6 tetor. Ai është në arrati.
Zekirija Shahini, i cili është edhe kandidat për këshilltar në komunën e Likovës, u qëllua me armë nga një person i maskuar në mes të qytetit, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën pas trajtimit në Spitalin e Kumanovës.
"Korça Boom"



















