top of page

Arrestohet efektivi, shiste drogë me uniformë policie, ndalohet në flagrancë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 3
  • 1 min read

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Tiranë, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë M. L., me detyrë trupë shërbimi në Bllokun e Sigurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.


Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale "Shpërdorim i detyrës", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Moskallëzim i krimit".


Arrestimi u bë pas informacioneve konfidenciale të siguruara nga Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë, të cilat tregonin se efektivi do të kryente një takim për blerjen e disa dozave lënde narkotike, e dyshuar si kokainë, me qëllim shpërndarjen më pas në ambientet e Bllokut të Sigurisë, ku edhe ushtronte detyrën.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page