Arrestohet hajduti 21-vjeçar/ I sekuestrohen para, radio, uniforma policie dhe pranga
- Korca Boom
- Dec 8
- 2 min read
Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia Tiranë pasi akuzohet për vjedhje. Mësohet se i riu ëshët dënuar edhe më parë për të njëjtjën vepër penale.
Sipas informacioneve, bëhet me idje se 21-vjeçari shtynte edhe një të mitur të kryente vjedhje.
Uniformat blu kanë sekuestruar radio, pranga, municion luftarak, veshje policie dhe një shumë parash.
"Kryente vjedhje dhe shtynte një të mitur 13 vjeç për të kryer vjedhje, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari.
21-vjeçari i dënuar më parë për vjedhje.
Sekuestrohen veshje policie, radio, pranga, municion luftarak dhe një shumë parash.
Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të vjedhjeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Përsëritësi”.
Në kuadër të këtij operacioni u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi S. K., 21 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet rezultoi se më datë 20.11.2025, shtetasi S. K. ka vjedhur, me thyerje, produkte të ndryshme në një market.
Gjatë veprimeve hetimore u provua se ky shtetas ka bashkëpunuar dhe ka nxitur një të mitur 13 vjeç për të kryer vjedhje, konkretisht:
-vjedhjen e një shumë parash dhe produkteve të ndryshme në një market;
-vjedhjen e një shumë parash në një lokal, të dyja vjedhjet të ndodhura më datë 06.12.2025.
Po ashtu, gjatë hetimeve u zbulua se 21-vjeçari i ka shitur një shtetasi tjetër veshje uniforme policie, një radio, një palë pranga, si dhe municion luftarak. Punohet ende për të përcaktuar burimin e sigurimit të këtyre sendeve të kundërligjshme.
Të gjitha sendet e kundraligjshme, bashkë me një shumë parash që dyshohet të jenë të vjedhura, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme", njofton policia./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”



















