top of page

Arrestohet në lagjen 4 i shumëkërkuari i Korçës/ 28-vjeçari mashtronte shtetas dhe vidhte nëpër restorante!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 13, 2025
  • 1 min read

Korçë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Mashtrimi”


Mashtroi 6 shtetas, duke u marrë shuma lekësh dhe vodhi një shumë lekësh në një restorant, kapet në një banesë të braktisur në lagjen nr. 4, Korçë, dhe vihet në pranga 28-vjeçari, i cili ishte i shpallur në kërkim.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, në lagjen nr. 4, Korçë, organizuan punën për kapjen e tij.


Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mashtrimi”, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit J. M., 28 vjeç, banues në Korçë.


Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datën 21.10.2025, disa shtetas kishin bërë kallëzim, sipas të cilëve 28-vjeçari, me të cilët kishte njohje familjare e shoqërore, i kishte mashtruar me pretendime të ndryshme, duke u marrë shuma të ndryshme parash.


Gjithashtu, më datën 08.11.2025, ky shtetas, në lagjen nr. 7, Korçë, ka hyrë në ambientet e një restoranti dhe ka vjedhur nga kasa një shumë lekësh prej 70.000 lekësh, e më pas është larguar.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.    

“KORÇA BOOM”


bottom of page