top of page

Arrestohet pronari i lokalit në Korçë, e kishte kthyer në qendër bastesh

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 8, 2025
  • 1 min read

Një lokal në lagjen nr. 16 të qytetit të Korçës është zbuluar nga policia si ambient i vënë në dispozicion për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.


Gjatë operacionit të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, u arrestua në flagrancë 25-vjeçari E. J., banues në Korçë, pronar i lokalit, i dyshuar për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati”.


Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit u sekuestruan pajisje elektronike që shërbenin për vendosjen e lojërave të fatit, disa bileta bastesh dhe një shumë parash e dyshuar se ishte përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht aktivitetin e 25-vjeçarit dhe për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë.

"KORCA BOOM"


bottom of page