top of page

Artistë nga rreth 30 shtete të botës çelën ekspozitën në Galerinë e Arteve Pogradec

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 15, 2025
  • 1 min read

Artistë nga rreth 30 shtete të botës, mes tyre India, Turqia, Italia, Greqia, Kosova, Shqipëria, Brazili, Malajzia, Bangladeshi, Meksika, Bullgaria, Spanja, Portugalia, Korea, Lituania, Vietnami, Singapori e shumë vende të tjera, çelën ekspozitën në Galerinë e Arteve Pogradec, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Akuarelit.


Artistët u shprehën të mahnitur nga mikpritja e pogradecarëve, nga bukuritë natyrore të qytetit, si dhe nga qetësia dhe frymëzimi që u ofron liqeni dhe peizazhi përreth.


Shumë prej tyre theksuan se Pogradeci është një vend ideal për artin, duke shpresuar që festivali të kthehet në një traditë të përvitshme.


Ju mirëpresim në Galerinë e Arteve për të shijuar këtë atmosferë unike artistike!


bottom of page