top of page

Asistoi në lindjen e katërnjakëve, mjeku Nderim Horeshka: Ishte shtatzëni me risk të lartë! Nëna nuk pranoi abortin

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 hours ago
  • 3 min read

Disa ditë më parë një lajm i bukur erdhi nga spitali Universitar Obstetrik–Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, Tiranë ku një nënë solli në jetë katërnajkë. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe gjinekologu Nderim Horeshka, i cili ishte mjeku që ndoqi nga afër rastin e katërnjakëve.


Përmes një postimi në Facebook, Horeshka shkruan se ishte një shtatëzani me rrezik të lartë dhe bën me dije se katërnjakët kanë lindur parakohe në datë 8 gusht.


Më tej mjeku shkruan se nëna Rozeta ka mori riskun përsipër dhe nuk pranoi që dy prej bebeve të iu ndërprehej jeta në barkun e saj.


Ndërsa më tej shkruan se ky rast ishte sukses i gjithë spitalit Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “Koço Gliozheni”.


Postimi i plotë:

Sot ishte nje dite pune e lodhshme per mua me nje operacion te veshtire. Por sot qe edhe nje dite teper e vecante.


Nje cift i mrekullueshem Roza dhe Aldo me bene nje surprize ,qe me hoqen lodhjen e operacionit.


Ato jane prinder te katernjakeve te lindur ne Spitalin tone me 8 Gusht. Qe lindje parakohe.

Qe nje shtatzani me rrezik te larte. Qe kur u diagnostikua ne fillim te shtatzanise, qe ishte katernjake patem nje bashkebisedim teper te gjate duke u sqaruar,rreziqet dhe komplikacionet e mundeshme di per Nenen ashtu edhe per bebet.


U kishin propozuar dhe feto reduction (nderprerje ne barkun e nenes te zhvillimit te dy nga bebeve). Roza e kishte refuzuar kete nderhyrje dhe vedosi vazhdimin e shtatzanise, duke marre rrezikun teper te larte per vete  dhe bebet. Doktor ti si me thua?


I thashe, qe une jam ne parim kundra Abortit. Por vendimarrja eshte e juaja. Me thote Dr. Nderimi kemi vendosur ti mbajme te kater bebet, zoti mi dhuroj e shpresoj te me ndihmoje t’i lind e t’i rris.


Dua qe shtatzanine t’a ndjek me ju.


Qe nje sfide dhe per mua ,sepse eshte shtatzani me rrisk.


Roza u hospitalizua qe 21-22 javeshe ne SUOGJ ”Koco Gliozheni “ dhe deri me sot.


Sot Roza dhe Aldo dolen duar plot fhe teper te lumtur me 4-foshnjat e tyre, 3 djem dhe nje vajze. Ato nuk dolen nga spitali me priten 2.5 ore sa mbarova operacionin,per te me pershendetur dhe falenderuar me shume mirenjohje per punen e bere.


U mrekullova nga fjalet e ndjera dhe teper prekese jovetem per mua, por per gjithe stafin e spitalit tone.


Vertet eshte nje histori suksesi profesional ,ku kontribuan te gjithe mjeket e spitalit, ekipet e rojeve qe e kane ndjekur me vemendje cdo nate.


Stafi i pathologjise barres,ne vecanti Dr Jonida Dautllari qe ishte mjeke e dhomes e qe konsultoheshim cdo dite per gjendjen, ecurine, mjekimin etj.


Nje merite e vecante ekipi qe asistoi lindjen me operacion, Dr. Anika Dokle, Dr Flori Llabani, Dr Kela.


Por, nje merite dhe vleresim teper te vecante merr stafi i Neonatologjise, mjeket dhe infermieret qe jane perkujdesur maksimalisht qe nga lindja e deri sot.


Faleminderit Zotit!


Profesioni yne teper i veshtire, plot stres, ankth, edhe here here pasiguri, qe lidhen me ate qe mjekesia nuk shkence ekzakte dhe vleresimet e parashikimet jo gjithmone jane te sakte.


Por, ky profesion teper i bukur, te fal emocione kaq pozitive qe vetem ne kemi fatin t’i perjetojme, gezim e lumturi te papershkruar me fjale, lindja e jetes! Behemi pjese e gezimit, lumturise te atyre qe behen prinder.


I ndajme bashke keto momente gezimi teper te vecanta.


Faleminderit qytetareve te Tiranes dhe gjithe Shqiperise, qe na besojne jetet e femijeve dhe grave, nenave e motrave te tyre.


Po ndaj me ju foto,me lejen paraprake te ciftit Roza dhe Aldo.


Ekografi te fillimit shtatzanise, ecurise dhe fotot e sotme, qe do te jene te paharruara per mua!


Ju uroj: Jete te gjate, shendet e fat te kater femijeve te Rozes dhe Aldos.


Zoti ju bekofte familjen tuaj!/ Oranews

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page