top of page

Asti tronditet nga kr*mi, ish-bashkëshortja dhe partneri i saj gjenden të vr*rë

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në provincën e Astit, në Itali, ku dy persona me origjinë shqiptare janë gjetur të pajetë, ndërsa autori i dyshuar i krimit dyshohet se është vetëvrarë.


Sipas mediave italiane, një 57-vjeçar, i identifikuar si Astrit Koni, dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten e tij, Drita Koni, dhe partnerin e saj të ri, Bardhok Gega, gjithashtu shqiptar. Pas ngjarjes, ai dyshohet se është hedhur nga një kala në një fshat të zonës, duke i dhënë fund jetës.


Trupat e dy viktimave janë gjetur mëngjesin e sotëm në një hendek pranë një fushe ku ndodheshin disa koshere bletësh, zonë që dyshohet se ishte e lidhur me punën e çiftit.


Pranë tyre është gjetur edhe një mjet bujqësor, i cili dyshohet se është përdorur gjatë sulmit fatal.


Sipas hetimeve paraprake, motivi i ngjarjes dyshohet të jetë i lidhur me marrëdhëniet personale. Autoritetet thonë se autori kishte tentuar disa herë të rifillonte marrëdhënien me ish-bashkëshorten, por ajo kishte refuzuar dhe kishte vijuar jetën me partnerin e ri.


Gruaja, sipas burimeve hetimore, kishte nisur një lidhje të re dhe nuk kishte shprehur vullnet për t’u rikthyer, çka dyshohet se ka çuar në tensione që përfunduan tragjikisht.


Policia italiane po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të konfirmuar motivet e saj.

“KORÇA BOOM”


bottom of page