Babai dhe i afërmi kundërshtojnë policinë pas arrestimit të 31-vjeçarit për drogë
- Korca Boom
- 8 hours ago
- 1 min read
Policia e Tiranës ka arrestuar një person pasi iu gjet një sasi lënde narkotike e llojit kokainë e fshehur në oborrin e shtëpisë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Backyard”, u arrestua shtetasi K.K., 41 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, ndaluan për verifikim në rrugën “Dritan Hoxha” shtetasin K.L., 31 vjeç. Ky i fundit nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë dhe për këtë arsye u shoqërua në komisariat.
Më pas, në komisariat u paraqitën edhe babai i tij, shtetasi M.L., 57 vjeç, dhe bashkëshorti i motrës së tij, shtetasi A.B., 33 vjeç, të cilët gjithashtu kundërshtuan punonjësit e Policisë lidhur me shoqërimin e K.L.
"KORCA BOOM"



















