top of page

Banorët e Kolonjës në protestë, një javë të izoluar pas përmbytjeve, ura kritike bllokon çdo kalim

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 hours ago
  • 1 min read

Banorët e disa fshatrave të Kolonjës kanë protestuar sot në Qafzez, pranë urës së Baba Selimit mbi lumin Osum, pas një jave izolimi si pasojë e reshjeve të dendura dhe përmbytjeve që kanë dëmtuar rëndë infrastrukturën rrugore.


Ura lidhëse, e vetmja pikë qarkullimi që lidh zonën me pjesët e tjera, është dëmtuar në mënyrë kritike, duke bërë të pamundur kalimin e automjeteve dhe mjeteve të emergjencës.


Kjo situatë ka vështirësuar jetën e banorëve, veçanërisht të atyre në fshatrat më të thella, ku ndodhen persona të sëmurë që ende nuk kanë marrë ndihmë mjekësore.


Banorët shprehen shqetësimin dhe brengën e tyre për mungesën e ndërhyrjes së menjëhershme. “Kemi të sëmurë që po presin në mëshirë të fatit”, deklaruan protestuesit, duke kërkuar reagim të shpejtë nga autoritetet për riparimin e urës dhe rikthimin e qarkullimit normal.


Autoritetet lokale njoftojnë se po vlerësojnë dëmet dhe pritet ndërhyrja e shpejtë për të rikthyer qarkullimin, ndërsa komuniteti kërkon zgjidhje urgjente për të parandaluar pasoja më të rënda.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page